Të heqësh elementin e “mishit”
5. tetor e diel

“Zgjate dorën dhe kape nga bishti” Eksodi 4:4

Në pallatin e faraonit, Moisiu hodhi bastunin e tij dhe “ai u bë një gjarpër” (vargu 3). Ai pati shumë frikë; ai vrapoi prej tij. Më pas, Perëndia i tha: “Zgjate dorën dhe kape nga bishti”, duke lënë kokën, pjesën më të rrezikshme, të pakapur. Një mësues Biblik tregon këtë: “Gjatë udhëtimit tënd të trajnimit nëpër natyrë, me shumë mundësi do mendosh se Perëndia po të drejton në rrugën e gabuar; sikur Ai po thotë diçka që nuk ka kuptim. Urdhërimet e Tij zakonisht nuk kanë shpjegime. Dhe kur nuk e kupton se çfarë Ai po bën, duhet t’i besosh Atij. Pasi Moisiu e kapi gjarprin nga bishti, ai u kthye në bastun sërish dhe nuk u quajt më kurrë “shkopi i Moisiut” por “shkopi i Perëndisë” (shiko Eksodi 4:1-20; 17:9). Kur Moisiu e lëshoi, elementi i gjarprit iu hoq dhe u bë shkopi i Perëndisë.

E vetmja gjë në të cilën Moisiu mendonte se mund të besonte, që ishte shkopi i tij i baritor i vjetër e i njohur, duhet të braktisej. Dhe Perëndia mund të të heqë ty disa gjëra për të të lënë të shohësh varësinë tënde ndaj Tij. Por me këtë heqje vjen fuqi. Ka disa gjëra tek të cilat ti dëshiron të mbahesh që duhet t’i lëshosh në mënyrë që Perëndia të heqë gjarprin”. Prandaj, lind pyetja: tek cila gjë po mbahesh sot? Një dëshirë për të mësuar? Talent muzikor? Zotësi në biznes? Aftësi udhëheqësie? Merre dhuntinë tënde, çfarëdo që të jetë dhe “hidhe për tokë” (vargu 3) përpara Perëndisë. Ai është i vetmi që e di nëse ka një gjarpër që fshihet brenda saj. Ai mund ta heqë elementin e “mishit”, ta bekojë dhe të ta japë sërish si një mjet të përshtatshëm për shërbesë.