Pusho në shpengimin tënd
15. korrik e mërkurë
“Nga kjo do të njihni që Zoti i gjallë është midis jush” Jozueu 3:10
Ndërsa lumi Jordan ishte fryrë deri në rreth një milje gjerësi, kalimi i tij nuk ishte aspak një detyrë e lehtë—sidomos për miliona njerëz! Perëndia tha: “Kalo Jordanin, ti dhe gjithë ky popull” (Jozueu 1:2). A mendon se kishin frikë? A do të kishe pasur ti? “Këmbët e priftërinjve që trasportonin arkën u zhytën në ujërat e bregut të tij” (Jozueu 3:15). Ishte hapi më i vogël i mundshëm, por me Perëndinë, edhe hapi më i vogël i besimit mund të vërë në veprim mrekullitë më të mëdha. Sapo prekën ujin, rrjedha u ndal, sikur dikush të kishte mbyllur rubinetin kryesor. Pastaj lexojmë: “Ndërsa tërë Izraeli po kalonte në të thatë” (v. 17).
Duke kryer këtë mrekulli, Perëndia donte që ata të dinin: “Që Zoti i gjallë është midis jush”. Për popullin e Jozueut, siguria erdhi ndërsa qëndronin mbi tokë të thatë dhe shikonin pas drejt Jordanit. Për ne, siguria vjen kur qëndrojmë mbi veprën e përfunduar të Krishtit dhe shikojmë pas te kryqi. Le të të bindë kryqi. Ji i qetë për besnikërinë e Perëndisë. Psalmisti e përshkruan kështu një njeri besimi: “Ai nuk do t'u trëmbet lajmeve të këqia; zemra e tij është e fortë, me besim tek Zoti.” (Psalmi 112:7).
Jeta ka shumë pyetje pa përgjigje, por premtimi i Perëndisë për të të shpëtuar nuk ka pse të jetë një prej tyre. “Sepse ai që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjëra bashkë me të?” (Romakëve 8:32). Pusho në shpengimin tënd. E kaluara ka shkuar. E ardhmja jote është e ndritshme.

