I patundur
19. korrik e diel
“Qëndroni të fortë e të patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit” 1 Korintasve 15:58
Në kohët e fermave të mëdha perëndimore të bagëtive në Amerikë, një gomar i vogël ndonjëherë lidhej me një kalë të egër dhe pastaj lihej i lire në fushë. Kali i egër tërhiqte gomarin për milje të tëra, duke e hedhur përreth si një çantë me ushqim. Megjithatë, pas disa ditësh, ata ktheheshin. Gomari i vogël shihej i pari, duke ecur drejt fermës me kalin e tij nënshtrues pas tij. Diku në fushë, kali lodhej dhe përpiqej të çlironte veten nga gomari. Në atë moment, gomari bëhej zot i të dyve. Kafsha e ngadaltë, e durueshme dhe e parëndësishme bëhej udhëheqësi mbi atë më të shpejtë, më të paqëndrueshëm dhe më të çmuar.
Çfarë e bëri ndryshimin? Të pasurit një qëllim të palëkundur! Dhe cili ishte qëllimi i gomarit? Të kthehej në fermë! Pra, pavarësisht sa herë luftonin, tërhiqnin litarin dhe përfundonin në shpinë duke u rrahur dhe nervozuar, sa herë që gomari ngrihej, ai bënte disa hapa më shumë drejt fermës. Ishte vetëm çështje kohe derisa kali i lodhur dhe i shterur vendoste të bashkohej me të.
Një nga temat e mëdha të Shkrimit është të kesh një qëllim të palëkundur. Samueli u tha izraelitëve: “Mos u largoni për të ndjekur gjëra të kota, që nuk vlejnë as çlirojnë, sepse janë gjëra të kota” (1 Samuelit 12:21). Isaia shkroi: “Për këtë arsye e bëra fytyrën time si një strall dhe e di që nuk do të turpërohem” (Isaia 50:7). Pali shkroi: “Qëndroni të fortë e të patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit”.

